ITALI-Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë nga policia italiane si pjesë e një grupi të fuqishëm trafiku kokaine në Ankona ka dalë sot para gjykatës italiane.

Shqiptari Ervis Gjyshi, 33 vjeç sapo ka hyrë në ambientet e gjykatës është ndjerë keq dhe është dashur ndihma e ambulancës për t’i dhënë ndihëm e parë.

Shqiptari i njohur ndryshe si ‘Visi’u transportua në spital, ndërsa seanca u shty për datë tjetër.

Ai u arrestua në Itali gjatë aksionit policor të koduar “Mare e Monti”, që goditi një nga grupet kryesore të trafikut të kokainës në Ankona. Sipas hetuesve, Gjyshi ishte shpërndarësi numër 1 i organizatës që përbehej më së shumti nga anëtarë të familjes Spinelli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: