Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “ASTROLABIO”. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” emrat e 15 shqiptarëve dhe disa shtetasve të huaj, që ishin pjesë e bandës së trafikimit të klandestinëve.

Bëhet fjalë për shtetasit; Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë.
Ndërkohë, Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë, ndërsa Fatjon Koçllari, banues në Durrës.

Mes të arrestuarve është dhe një grua, Kristiana Sako, banuese në Divjakë. Bezat bënë me dije se pas hekurave përfunduan dhe shtetasit e huaj;

Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt;
Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi;
Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: