“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje në lidhje me arrestimin e 43-vjecares Lubjana Gjeçaj, e cila u kap për llogari të shtetit italian, pasi akuzohet për terrorizëm. Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se Gjeçaj gjatë kohës që ka qenë emigrante në Itali, ishte pjesë e një grupi radikal terrorist.

Sipas burimeve, 43-vjeçarja akuzohet se ka qenë pjesë e grupit terrorist në Itali që rekrutonte luftëtarë për shtetin islamik të ISIS-it, që u shkatërrua nga policia italiane gjatë operacionit ‘Martesa’ në korrik të vitit 2015. Operacioni në fjalë u shtri në disa qytete të Italisë por dhe në Lushnjë, ku u arrestuan 10 persona, nga të cilët 4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez. Kujtojmë se pjesë e këtij grupi kriminal janë; Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni dhe Lubjana Gjeçaj. Sipas hetimeve të kryera rezultonte se ky grup kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për Shteti Islamik.

Nëna e 3 fëmijëve të mitur, e cila tashmë jetonte në zonën e Unazë së Madhe në Tiranë, (ishte shtëpiake) gjatë momentit të arrestimit mësohet se ajo nuk ka bërë rezistencë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb