SIRI

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën në zonën e konfliktit në Siri. Viktima, një 23-vjecar nga Prishtina është identifikuar me emrin Rron Emini. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, sipas të cilit, Emini ishte pjesë e grupit Al-Nusra, i cili kishte shkuar në Siri në vitin 2016.

Whatsapp Image 2019 05 14 At 12.14.34
rron emini

Nga të dhënat zyrtare, mbi 90 kosovarë kanë humbur jetën në luftërat në Siri dhe Irak. Gjatë muajit të kaluar, në Kosovë u kthyen 110 kosovarë që ishin në zonat e konfliktit në Siri – prej tyre: 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 luftëtarë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë ende atje.

Lufta civile në Siri nisi në vitin 2011, si kryengritje ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb