Është arrestuar ish-kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë.

Ai akuzohet si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi.

Prokuroria e Vlorës bën me dije se gjatë kontrolleve në shtëpinë e Trocit, janë gjetur prova të shumta materiale dhe një shumë prej 60 mijë eurosh.

Njoftimi i Prokurorisë:

“1.Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit K.T, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.” Kjo masë sigurimi rezulton të jetë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore më datë 17.10.2021.Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T.rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe nje shume prej 60.000 Euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb