Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me trupë gjyqësore relator Sokol Binaj, ka pranuar ankimet e Arben Tucit dhe Durim Vatës, të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi që kultivonte kanabis, që thuhet se ishte shtrirë nga Shkodra deri në Tiranë.

Kërkesa është bërë nga avokatët Arbër Hoxha dhe Sokol Tahiraj, duke e nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe duke urdhëruar kthimin e akteve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompetencën lëndore duke i kërkuar Gjykatës dërgimin e akteve Prokurorisë Kukës. Kujtojmë që të dyshuarit janë 19 persona të arrestuar në 18 Maj 2020, në zonën e Kukësit dhe Hasit, në kuadër të një procedimi penal me shume se 2-vjeçar, per kultivimin e lendes narkotike.

Pavarësisht kësaj, gjykata ka vendosur që të vazhdojë seancën gjyqësore për caktimin e masave të sigurimit, ku në përfundim të gjykimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së Parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb