TIRANË

Si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kryen 51 grabitje në Gjermani, Gentian Durakut i pranohet gjykimi i shkurtuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit.

I akuzuari Gentian Duraku, i njohur si ‘Skifteri’ ishte i pranishëm në seancën në GJKKO. Nga hetimet grupi grabiste nga e hëna në të shtune. Të dielën e kishin pushim. Në disa prej grabitheve rezulton se kanë bërë vëtem dëme duke mos marrë asgjë. Dy ‘skifterat’ pjesë e grupit të Duraku janë dënuar në Gjermani, Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj. Asnjë nga gjermanët ‘viktimë’ e grabitjeve nuk kanë qenë të pranishëm. Hetimet e autoriteteve shqiptare u bazuan tek letërporosia gjermane.

Gentian Duraku ishte shndërruar në makth për policitë gjermane e franceze, pasi dyshohej si anëtar i një grupi kriminal, që ka kryer grabitjen e të paktën 50 vilave luksoze në këto shtete.

Përpjekjet e autoriteteve të huaja për ta arrestuar të dyshuarin, nuk kishin dhënë rezultat, derisa hetimet zbuluan se ai ishte larguar dhe fshihej në Shqipëri. Për t’i sjellë sendet e vjedhura në Shqipëri për të mos rënë në sy të policisë 29-vjeçari përdorte transport publik dhe nuk udhëtonte kurrë me makinë private. Pjesë e grupit ishin mbi 40 persona dhe dëmi që kanë shkaktuar është rreth 500 mijë euro

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb