Elton Çapoku, i dënuar për trafik droge drejt Holandës është bashkëshorti i Enkeleda Çapokut e cila u vra pikërisht nga vëllai i tij.

Ai është arrestuar dhe dënuar për trafik droge si pjesë e një bandeje kriminale ku pjestarë ishin edhe Arben Alla si dhe Adrian Cingu.

Çapoku bashkë me dy të tjerët tentuan me kamionçinë të trafikonin drejt Holandës 186 kg kanabis me një kamionçinë.

Më datë 28.08.2012 rreth mesnatës, Adrian Cingu i është afruar pikës së kalimit kufitar “Porti Durrës” me qëllim hipjen në tragetin e linjës Durrës-Bari, së bashku me automjetin që drejtonte tip “Mercedes Benz” i llojit “kamionçinë”, me targa AA xxx EP. Pikërisht në zonën e kontrollit antidrogë të policisë në këtë pikë kalimi kufitar, automjeti që drejtonte i pandehuri Adrian Cingu i është nënshtruar kontrollit policor. Nga kontrolli në kamionçinë, pas kabinës u zbulua vendi i fshehtë i sajuar dhe brenda tij u gjend e fshehur një sasi prej 35 thasësh të mbushur me lëndë bimore, që rezultoi se ishte lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa” me peshë totale prej 186 kg e 750 gramë.

Adrian Cingu luante rolin e shoferit kurse dy përgjegjësit ishin Elton Çapoku dhe Arben Alla. Elton Çapoku kishte blerë kamionçinën dhe u arrestua dy vite pasi ishte shpallur në kërkim, më 2014 në Tepelenë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb