Policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte me vlerë të paktën 140 milionë euro , ndaj katër rusëve të profilit të lartë, të cilët ishin vendosur në listën e sanksioneve të BE pas pushtimit të Ukrainës.

Reuters shkruan se një vilë në pronësi të biznesmenit miliarder Alisher Usmanos në Sardenjë dhe një vilë në liqenin Como në pronësi të prezantuesit të televizionit shtetëror rus Vladimir Soloviev janë sekuestruar.

Përveç kësaj bëhet me dije se jahtet që i përkisnin njeriut më të pasur të Rusisë, Alexei Mordashov, dhe Gennady Timchenko, i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin , u konfiskuan gjatë natës në portet veriore të Italisë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb