Një 56-vjeçar italian ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge.

Mediat italiane shkruajnë se Vincenzo Cinquegrana nga Napoli është njeriu që shërbente si agjent i trafikut të drogës në Portin e Salernos me të cilën furnizonte klanet mafioze të Napolit, Torre Annunziata dhe Piana del Sele. Mësohet se ai ishte një ndër 100 njerëzit më të rrezikshëm, që kërkohej që prej 2013-ës, ndërsa u arrestua dje në Spanjë.

Mes të tjerash bëhet e ditur se 56-vjeçari e sillte kokainën nga Amerika e Jugut, konkretisht nga Kolumbia prej kartelit Medellin pasardhës të Pablo Escobarit dhe furnizonte me të mafian italiane. Cinquegrana bashkëpunonte me bosët e kartelit Medellin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Rruga e transportit ishte nga Amerika e Jugut në Portin e Salernos dhe më pas ajo dërgohej në Miano, Forcella, Caivano, Torre Annunziata, Boscoreale dhe klaneve mafioze si Pecoraro-Renna di Eboli, Battipaglia si dhe Piana del Sele. Italiani jetonte me partneren e tij në Katalonja, ndërsa 56-vjeçari u gjurmua falë monitorimit të tij në internet dhe profileve të tij të ndryshme në rrjetet sociale. Cinquegrana pritet të dënohet me 3 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb