GREQI- Dy emigrantë shqiptarë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur dhe dy grekë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Greqi, pasi kanë qëlluar me armë kundër një patrulle policie në ishullin Zakynthos.


Sipas zougla.gr, dy shqiptarë dhe dy grekë, janë cilësuar nga policia greke si pjesë e një bande të rrezikshme në Greqi, që operojnë në ishullin Zakynthos. Pas arrestimit të katër personave, dy shqiptare dhe dy grekë, në kërkim është shpallur dhe një tjetër shtetas grek. Sipas zougla.gr, të pestë këta persona cilësohen si bosa të krimit në ishullin Zakynthos.


Pasditen e së mërkurës, shkruan Zougla.gr, në orën 17.30 me orën lokale, oficerët e policisë kanë parë makinën të marrë me qira nga dy shqiptarë dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe vendosën ta bllokojnë, pasi ata kishin thyer rregullat e qarkullimit. Makina e shqiptarëve ishte shoqëruar edhe nga një motorr me dy persona dhe ndodhej në një vend në qendër të Laganas në ishullin Zakynthos, në një kohë kur zona ishte e populluar me turistë të cilët shkonin për në plazh.


Policët vendosën të mos reagonin për momentin për shkak të turmës së turistëve që ishin të pranishëm në këtë moment. Sipas burimeve nga mediat greke, dy shqiptarë mafiozë nuk hezituan për të nxjerrë armët e tyre dhe për të qëlluar mbi policinë.

Sipas informacioneve paraprake hetimore greke, dy shqiptarët ndodheshin në afërsi të një hoteli në Laganas. Kur dy oficerët e policisë iu afruan për verifikim, ata nisën të sulmonin me armë mbi dy policët greke, por pa sukses.

Dy policë, që ishin të veshur me antiplumb, shkuan tek makina e tyre që ishte 100 metra larg dhe kërkuan përforcime. Gjatë kësaj kohe, dy shqiptarët u larguan, për t’u arrestuar të katërt së bashku edhe me dy grekë, disa orë më vonë. Gjatë aksionit policor u sekuestrua dhe një pistoletë 9 mm.

Sipas Zougla.gr, Laganas është epiqendra kryesore turistike në Zakynthos ku ndodhin shumë vepra penale, si trafiku i drogës, trafiku i pastrimin e parave, prostitucion etj. Zona është e njohur mirë për historinë e mafias lokale të Zakinthos dhe se sa shumë aktive është kjo në ishull për vite me rradhë. Sipas medias greke edhe kriminelët e thjeshtë të këtij lloji në këtë zonë ndjehen të fortë.

Ditën e sotme grupi i të arrestuarve pritet të dalin në gjyq, ku do të bëhen të njohura më shumë detaje rreth lëvizjeve të kësaj bërthame të mafias në ishullin Zakynthos, ndoshta mund të zbulohen edhe lidhje të këtij grupi me qarqe të tjera mafioze në pjesën tjetër të Greqisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: