VLORË- Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të ri, i cili ishte në kërkim prej më se një viti si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për kultivim droge. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Marjus Barjami, 27 vjeç.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë arrestimin e tij në kuadër të procedimit penal nr.134 të vitit 2016 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, pasi me vendim të kësaj Gjykate i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ngjarja ka ndodhur në maj të 2016, ku mbi bazën e një Operacioni në bashkëpunim me Krimet e Rënda Tiranë, u bë e mundur asgjësimi dhe sekuestrimi bimëve dhe lëndëve narkotike në fshatrat Treblovë dhe Vezhdanisht.

U sekuestruan edhe armë zjarri e fishekë si dhe u arrestuan 6 persona, ndërsa shtetasi Marjus Barjami u shpall në kërkim si një nga bashkëpunëtorët e këtij grupi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: