Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për arrestimin e “tetë personave pjesëtarë të një organizate terroriste”.

Sipas MPB-së, personat janë arrestuar me urdhër të Gjykatës Penale të Shkupit, pas bastisjeve të kryera në pesë lokacione dy në Kumanovë dhe tre në Shkup. Të arrestuarit janë personat me inicialet B.F (32), B.G. (27) dhe J.K. (25) nga Shkupi dhe I.M. (22), D.A. (21,) Р.А. (31), S.I. (31) dhe A.S. (21) nga Kumanova.

Organizata terroriste sipas policisë, ishte krijuar nga personi B.A nga Kumanova, të cilit i ishin bashkangjitur edhe të arrestuarit e tjerë.

“Të arrestuarit e tjerë, bazuar tani në matricën ideologjike të organizatës terroriste ISIS, për kryerjen e vrasjeve dhe shkatërrimin e ndërtesave publike në mënyrë që të krijonin një ndjenjë të pasigurisë ose frikës tek qytetarët, ishin gjithashtu anëtarë. Për të arritur atë qëllim, anëtarët e grupit ndërmorën disa veprime përgatitore, siguruan burime financiare dhe siguruan armë, municion, pajisje ushtarake, bënë pajisje shpërthyese të improvizuara dhe më pas kryen i provuan duke aktivizuar mjetet shpërthyese të dhe armët me të cilat ishin pajisur”, thuhet në komunikatën e MPB-së e cila nuk njofton nëse grupi i arrestuar ka lidhshmëri me ngjarjet e fundit, përfshirë edhe sulmin në Austri.

Sipas komunikatës “anëtarët e grupit terrorist për komunikim me njëri-tjetrin kryesisht përdorën platformën e internetit “ËhatsApp” ku ndër të tjera ranë dakord për mënyrën e transportimit të armëve dhe mënyrën e bërjes së rripave vetëvrasës”.

MPB-ja bëri të ditur se personi B.F ka marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore, si anëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) në Siri.

Aksionit i ka paraprirë një hetim i gjatë ndërsa është ndërmarrë në bashkëpunim me Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar- Sektorin për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe departamente tjera të sigurisë./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb