Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një grup kriminal. Bledar Zedi banues në Tiranë është arrestuar ditën e sotme, me qëllim ekstradimin në shtetin italian.

I riu rezulton i dënuar nga Gjykata e Genovës me 10 vjet burg me “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal”.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Bledar Zefi, 29 vjeç, banues ne Tiranë.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian. Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë”, njofton policia.

13ecaf4e 8546 4ba3 9113 030960edb0c2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb