Ky është efektivi i RENEA-s Rael Luli, i arrestuar mbrëmjen e sotme nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë si pjesë e një rrjeti shpërndarësish droge në kryeqytet. Luli, 27 vjeç ishte pjesë e uniformave të policisë dhe u arrestua mbrëmjen e sotme bashkë me 4 persona të tjerë të moshave nga 26 deri në 30 vjeç.

Ky grup sipas informacioneve zyrtare vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet të Nxënësve. Ndërkohë që gjatë operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Rael Luli
Rael Luli

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: