Ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste, Arta Dade është pro vettingut në politikë.

Teksa fliste për çështjen e integrimit të vendit në BE, Dade tha për ‘Real Story’ se veten e saj nuk do ta ngatërronte apo ta barazonte me ata që kanë nevojë sipas saj që t’ju bëhet vetting në politikë.

“Them që ne duhet të jemi më seriozë dhe ta marrim më seriozisht këtë punë, duke kthyer disa nga organizmat dhe të jemi më të fokusuar në deklarimet që bëjmë, retorikën që bëjmë. BE duhet të jetë fokusi që kemi. Ai është vendi i natyrshëm që shqiptarët kanë dhe që aspirojnë. Paskali tha që ne kemi qenë pjesë e qeverisjes. Më vjen keq të them që veten time nuk do ta ngatërroja apo barazoja me ata që kanë nevojë t’u bëhet vettingu në politikë. Dhe nëse nuk do bëhej vettingu në politikë dhe nëse do isha vetë do ngrija zërin që të bëhej.”, -tha Dade.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb