Një grup deputetësh të parlamentit shqiptar, që janë pjesë e IPAC Albania, janë të pranishëm në samitin e IPAC që mbahet në SHBA.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka publikuar një foto, ndërsa shkruan se bashkë me senatorët amerikanë kanë folur për çështjet që lidhen me sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut.

MESAZHI I MEDIUT
Me ftesë të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm Senatorit Bob Menendes dhe Senatorit Marco Rubio grupi i IPAC Albania, (Aleanca nderparlamentare për Kinën) i parlamentit shqiptar, në të cilin kam nderin të jem bashkëkryetar me zonjën Kodheli dhe me kolegë të tjerë të kuvendit, si dhe parlamentar nga 30 vende të botës po marrim pjesë në Samitin e IPAC.
Në këtë takim Senatori Rubio dhe Senatori Menendes folën për çështjet që lidhen me sigurinë globale dhe liritë e të drejtat e njeriut.
Problemet që vijnë nga kontrolli i ekonomisë nga Kina apo varësia prej saj. Po ashtu në takimin që zhvillova me të dy senatorët falenderova për mbështetjen që i japin Shqipërisë sidomos në përballjen me sulmet terrroriste kibernetike ndaj Shqipërisë.
Nevoja për një bashkërendim me SHBA dhe NATO-n në këtë luftë kibernetike është domosdoshmëri.
Ky është samiti më i madh i mbajtur ndonjëherë nga IPAC

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: