Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mori pjesë në takimin vjetor të Berlinit të organizuar nga parlamenti Gjerman.
Gjatë drekës ndërkombëtare të organizuar nga Bundenstag me përfaqësues nga 42 shtete, ku e pranishme ishte dhe deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, Mediu theksoi rëndësinë e një raporti të drejtë të politikes me besimin. Gjithashtu në Rajshtag (parlamenti Gjerman), në bashkëpunim me deputetet gjermanë të të gjithë partive në Bundenstag: Jospi Juratovic i SPD, Volkmar Klein i CDU/CSU, Renata Alt e FDP dhe Boris Mijatovic i te Gjelberve, organizuan një forum sigurie për efektet në Ballkan të pushtimit rus në Ukraine. Ndër të tjera Mediu pohoi se në Ballkan vihen re qarte tendenca të ringjalljes se ndarjeve dhe tensioneve.

“Deklaratat e Vuçiçit gjate inagurimit duke e cilesuar Kosoven pjese te Serbise, qëndrimi në krah të Rusisë dhe marrëdhëniet e ngushta politike dhe ushtarake, zhvillimet ne Bosnje, etj tregojnë qarte se Rusia ka nje ndikim te madh ne Serbi dhe Republika Serbska në BiH, dhe eshte e interesuar per vatra te reja konflikti ne Ballkan.”, tha Mediu.

Ai gjithashtu theksoi se qëndrimet e Rusisë për te kontrolluar dhe krijuar konflikte dhe ndarje ne Ballkan behen me shqetesuese edhe me ndikimin e Kines nëpërmjet iniciativave te ndryshme per te kontrolkuar ne ekonomi dhe teknologjine e rajonit, per me teper ne mardhenie ushtarake dukenibshitur armatime Serbise, e cila ka hyre ne nje proces armatimi te shpejtë duje shpenzuar rreth 3% te buxhetit, nje kercenim i hapur per rajonin në vecanti për Kosovën.

Mediu tha se Shqipëria ka nje rol shume te rendesishem per te luajtur ne drejtim të Presidencës së Keshillit të Sigurimit të OKB dhe në bashkëpunimin me vendet e tjera anëtare të NATOs në ballkan përpara Samitit të NATO-s në Madrid, për të trajtuar me realizëm rreziqet potenciale në Ballkan. Deputetja Gjylameti dhe deputete nga Ballkani pohuan problemet e varesise energjitike nga Rusia, nderkohe theksoj ajo se TAP dhe marrëdhëniet e reja me kompani Amerikane. Deputeti Gjerman Juratovic theksoi se politikat e Serbise jane ndesh me politikat Europiane. Ndërkohë, deputetja Renata Alt i ka kërkuar qeverise Gjermane ndalimin e negociatave te Serbise me BE.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb