Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo ka vendosur të festojë me miqtë e tij tek terminali i autobusave nën ritmet e muzikës së Vikena Kamenicës, Devis Xherahut apo Lefteris Pantazis.

Në një prononcim për gazetaren Erjola Jata në News24, Filo thotë se zgjedh Birrën Korça pasi është birra e qytetit, me histori dhe një product shumë i mirë dhe cilësor.

Kryebashkiaku premton se pjesëmarrja do të vijë në rritje në netët e ardhshëm teksa pranon se në natën e parë ka shumë entuziazëm e gjallëri dhe se kjo Festë sjell shumë impakt në ekonomikë lokale.

“Sot është dita e parë e edicionit të 15-të të Festës së Birrës Korça. Grumbullon me mijëra njerëz edhe këtu te terminal edhe te pazari. Jam shumë i kënaqur që pas një viti ndërprerje po e rikthejmë festën në Korçë. Ka shumë gjallëri, entuziazëm por edhe impact në ekonomi lokale. Bare, restorante, hotele  bujtina janë plot. Është mundësi e mirë për të gëzuar dhe për të konsumuar produkte lokale dhe birra.

Preferoj Birrën Korça, është e qytetit tonë, me histori, birra e parë shqiptare, shumë produkt i mirë, cilësor.

Është kombinim shumë i mirë i shijimit të prodhimeve, birrave dhe koncertit. Kemi concert të pasur, 5 netë.

Festa e Korçës ëshë më e madhja, është viti i 15-të, një histori e tërë. Ka ardhur në rritje, gjeneron impakt në ekonominë lokale. Pas një viti ndërprerje, pas situatës së vitit të kaluar, njerëzit kanë nevojë të lënë pas vështirësitë e vitit të kaluar. Pjesëmarrja do të vijë në rritje në netët e tjerë. ‘’- tha Filo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb