Pjesëmarrja e Paul Pogba në Botërorin e Katarit është në diskutim. Mesfushori i Juventusit pësoi një dëmtim para pak javësh dhe nuk dihet nëse ai do ia dalë apo jo të bashkohet me Francën për kompeticionin që do fillojë në nëntor.Optimist se gjithçka do shkojë siç duhet është trajneri i  francezëve, Didier Deschamps, i cili po ndjek me kujdes situatën.

“E njoh mirë Paulin, ai do të bëjë gjithçka që të shërohet sa më shpejt dhe të jetë me ne në nëntor. Megjithatë, koha duket e shkurtër, kështu që ai do të vijë me ne për sa kohë të jetë në formë dhe konkurrues” – tha ai.

Gt
Gt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: