Pasi u mësuan skuadrat e Abissnet Superiore që do marrin pjesën ë Europë, janë bërë publike edhe shifrat që mund të fitojë secili ekip.

Tirana, si fituese e kampionatit, i ka 810 mijë euro të sigurta. Këtu futen llogaritë e shpërblimit si ekip kampion, para nga pjesëmarrja në turin e parë të Champions League dhe të holla që merren në rast eliminimi, pra nëse kalon në Conference League.

Laçi dhe Partizani do e fillojnë nga turi i parë i Conference League, ndërsa Vllaznia si fituese e Kupës së Shqipërisë, “fluturon” në turin e dytë të Conference League.

100 mijë euro shkojnë vetëm për pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të këtij kompeticioni, sakaq nëse dështon të sigurosh një biletë për në fazën tjetër, janë të tuat 150 mijë euro bonus.

Fitimet sa vijnë e rriten nëse ekipet avancojnë. Mund të shihni foto ne mëposhtme:

App
App

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb