Duhet të ishte ndeshja e kthesës, sfida ku Tirana kërkonte 3 pikët me çdo kusht përpara derbit të kryeqytetit, por bardheblutë nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Kastriotit. Gjithçka nisi në mënyrë perfekte teksa Ernest Muçi kaloi kryeqytetasit në avantazh që në minutën e 8-të. Kastrioti nuk u dorëzua për asnjë moment dhe në minutën e 34-të braziliani De Silva barazoi shifrat në 1-1, rezultat që qëndroi në fuqi në përfundim të ndeshjes.

Laçi reagon pas largimit të Armando Cungut dhe këtë e bën përballë Apolonisë, një fitore tenistike në shifrat 6-1. Fierakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 23-të me Omerin por Nwabueze realizoi një dy golësh brenda pak minutash, 37, 39, duke përmbysur rezultatin që në pjesën e parë. Fraksioni i dytë ishte një show i onfensivës kurbinase që realizuan edhe katër herë të tjera. Nwabueze kompletoi tripletën e tij personale në minutën e 61-të, ndërsa rrugën e rrjetës e gjetën edhe Xhixha dy herë dhe Marku. Në barazim pa gola u mbyll sfida tjetër ndërmjet Bylis dhe Teutës. Ekipi i Edi Martinit ngec sërish duke qenë larg atij ekipi që këtë sezon pretendon titullin kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb