PRISHTINE – Parakalimi i FKS-së me rastin e Manifestimit të “Epopesë së UÇK”-së, mori vlerësime nga shumë politikanë në vend, por përkujdesja ndaj tyre nuk rezulton të jetë edhe aq korrekte.

Prej tre vitesh, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është furnizuar me çizme për pjesëtarët e saj, ndonëse për automjete dhe sende tjera, luksi shkon me qindra mijëra euro.

Në disa foto të siguruar nga “Zëri.info”, shihen çizmet e disa ushtarëve krejtësisht të shqyera. Njëri prej tyre, i cili nuk deshi t’i përmendet emri në gazetë, tha se ata janë të detyruar t’i blejnë çizmet e reja me paratë e tyre.

“Janë disa vite që unë i kam këto këpucë të cilat as një muaj nuk na qëndrojnë. Pra, ne po duhet t’i blejmë prej pareve tona”, – është shprehur ai.

Ndërkohë, gazeta “Zëri”, në qershor të 2015-ës pati publikuar një skandal të aferave me uniforma të FSK-së. Sipas gazetën, mbi 400 mijë euro ishte vlera e porosive që Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës i ka bërë për blerjen uniformave për FSK-në përmes kompanisë “Capital Partners Group”, para këto që kanë shkuar në llogarinë private të pronarit të kompanisë, kurse pjesa dërmuese e mallit nuk ka ardhur në Kosovë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb