TIRANE– Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut ka vendosur të kandidojë përballë PSsë e PD-së me kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Dhimitër Muslia është kandidati i PKD-së, aktualisht mban edhe postin e kryetarit të komanduar të kësaj partie, për sa kohë Mark Frroku ndodhet i arrestuar në burg.

Kandidati i kristian demokratëve, Muslia u regjistrua dje në KQZ, duke e shtuar kështu numrin e kandidatëve për bashkinë e kryeqytetit. Në garë, veç Erjon Veliajt për koalicionin e majtë dhe Halim Kosovës për të djathtët, janë edhe kandidatët e pavarur, Gjergj Bojaxhi dhe Sazan Guri.

PKD-ja nuk arriti të bënte një koalicion me Partinë Socialiste në këto zgjedhje, ndërkohë që ishte aleate e saj në 2013-ën. Ndoshta në prishjen e këtij koalicioni ishte edhe arrestimi i Mark Frrokut, i cili tashmë ndodhet në burg për shkak të akuzës që ka ardhur nga Belgjika, për një vrasje të kryer atje.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb