Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit që ia la vulën e PD-së, Enkelejd Alibeajt.

Braimllari tha se Partia e Lirisë do mbështesë kandidatët e dalë nga Primaret.

“Është një vendim i dirigjuar nga Edi Rama. Një vendim që nuk do të ishte surprizë për mënyrën se si u mor. Një reformë që i shërben Edi Ramës. Ajo që është me e frikshme në këtë histori, ka të bëjë me përpjekjet që Ram apo tenton të asgjësojë opozitën. Ai është i terrorizuar nga forca që ka opozita dhe nga vota opozitare. Opozita është e vendosur. Është e qartë. Kemi marrë të gjitha masat për t’u përfaqësuar në zgjedhje dhe në këshillat bashkiakë. Nuk do të ketë kurrsesi plotësim të idesë së Ramës, për të pasur fushën bosh për zgjedhjet. E vetmja rrugë për t’u bërë ballë kësaj sfide është të bashkohemi. Ne kemi bërë të qartë se do mbështesim fortë kandidatët e PD. Do garojmë në këshilla bashkiakë. S’ka asnjë mënyrë që Edi Rama të sfidojë opozitën. Sa i përket vendimmarrjes, do ketë mbledhje të strukturave të PD për të qartësuar idenë. Janë të gjitha mbështetjet ligjore për të realizuar idenë tonë. Rama nuk ka një opozitë fasadë përballë. Mënyrë se si po vepron PD, Berisha, tregon lidership. Ky vendim i shërben Ramës si mesazh, se ai është në panik. Është e qartë. Vendimi i Apelit për vulën e PD është antikushtetues, Alibeaj nuk ishte palë”, tha Braimllari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb