Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj sot në Komisionin e Integrimit, u shpreh ndër të tjera se ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës.

Ajo tha se është nevoja që Parlamenti të kthehet në normalitet, së paku për çështjen e integrimit, si një proces tejet i rëndësishëm për vendin.

“Jo çdo parti politike është pjese e grupeve parlamentare, ka parti si PL që janë të paperfaqësura në grupe. Keto parti mund të mos ndajnë të njejtin qendrim mbi procesin e integrimit, ndaj perfaqesuesit e tyre duhet të jenë prezent për të përfaqesuar edhe zërin e votuesve që janë luajal ndaj asaj partie… Do t’u sugjeroja që nuk ka të bëjë thjeshtë me pozicionin e PL në Këshillin e Integrimit, por me dëshirën për të rikthyer ne normalitet të patën jetën parlamentare sa i përket procesit të integrimit europian. ”, tha ajo.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Kush janë sponsorizuesit kryesorë të tyre, të organizatave të shoqërisë civile dhe sa është ndikimi jashtë i procesit të integrimit europian në këto shoqëri civile. Pra, ne jemi han pa porta po ta quajmë në një aspekt, ku ndërkohë ne kemi parti politike të cilat përfaqësohen 107 mijë vota por vetëm se nuk kanë grup parlamentar nuk duhet t’i diskriminojmë në një process të tillë. Sigurisht që reforma elektorale ka shkatërruar përfaqësimin e votës qytetare dhe ka sjellë pabarazi dhe padrejtësi në tablonë politike të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe kjo nuk ka pse të mos pasqyrohet në gjithëpërfshirjen e procesit të integrimit europian.

Çdo anëtar i parlamentit ka të drejtën të zgjedh për t’u bërë pjesë e komisioneve parlamentare, përse Këshilli i Integrimit duhet të jetë një portë e mbyllur vetëm për dy parti politike?

Përjashtimi nga Këshilli i një partie politike që ka udhehequr më shumë se çdo parti tjetër procesin e integrimit europian jo vetëm që është i padrejtë, por është edhe një mungesë respekti ndaj memories institucionale, profesionistëve dhe profesionalizmit të saj që mund të ndajnë eksperiencën dhe ekspertizen e tyre me anëtarë të tjerë në këshill.
Do t’ju kujtoja fjalën eElisabet Santos në datë 27.01.2023 në Këshillin e Integrimit Europian kur tha se integrimi evropian duhet të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

“Ky format gjithëpërfshirës tregon që integrimi evropian nuk është vetëm qeveria, maxhoranca dhe nuk është procesi vetëm teknik. Duhet të jetë një proces i thellë shoqëror që përfshin shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Dhe vetëm kur e gjithë Shqipëria të bëhet bashkë atëherë procesi i integrimit do të jetë i suksesshëm”.

9. Dokumenti i miratimit të Këshillit Kombëtar të Integrimit e ka të theksuar qartë:

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) është krijuar me Ligjin Nr. 15/2015, datë 05/03/2015, “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Europian të Republikës së Shqipërisë ne BE” , si struktura më e lartë këshillimore kombëtare për integrimin evropian që ngrihet pranë Kuvendit, me qëllim nxitjen dhe garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publikë dhe shoqërisë civile, si dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.

Pra thjesht për t’ju vënë në vëmendje që duhet dhe fjala bashkepunimin midis grupeve parlamentare se partitë parlamentare është në ligj ndërsa grupet parlamentare nuk e keni në ligj. Meqenëse është argumenti nga ekspertët e parlamentit, jo nga ekspertët por nga administrata e parlamentit që nuk ekziston forca politike.

Pra, nuk do të thotë do të thotë bashkëpunim midis grupeve parlamentare por ndërmjet forcave politike. Për ta përmbyllur dhe për të dhënë një konkluzion të shkurtër. Do t’ju sugjeroja që nuk ka të bëjë thjesht me pozicionim e Partisë së Lirisë në Këshillin e Integrimit por ka të bëjë me atë dëshirë për të përfshirë dhe për të rikthyer në normalitet të paktën jetën parlamentare përsa i përket procesit të integrimit europian. Mendoj që procesi i integrimit europian është një nga proceset më të rëndësishme në Shqipëri duke pasur parasysh dhe të gjitha mangësitë që kemi në jetën politike, sociale dhe ekonomike të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb