Pasojat e para për Placido Domingon pas akuzave për ngacmime seksuale nga ana e të paktën 9 femrave.

Shfaqjet e artistit të famshëm, që ishin parashikuar në 6 tetor u anuluan nga San Francisco Opera.

Edhe Philadelfia Orchestra ka tërhequr ftesën për Domingon, për ti hapur rrugë sezonit të ri operistik.

Ndërkohë Los Angeles Opera ka bërë me dije që do të marrë një investigator privat për të hetuar për këtë çështje.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb