Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, këtë të dielë u trajtua veprimtaria luftarake e heroit Toto Hosi

Bolena është fshat i Kurveleshit të Poshtëm, i shtrirëë rrëzë malit të Çipinit. Banorët e këtij fshati kanë shpirtin vullnet- hekur, krenar për historikun e bukur të këtij vendi, sa malor aq edhe piktoresk. Me nostalgji dhe fanatizëm sjellin ne vëmendje bëma të së kaluarës.

Toto Hosi është një nga patriotët që priti Ismail Qemalin në anën e  lumit Vjosë, duke ardhur nga Lushnja për ngritjen e flamurit në Vlorë. Toto Hosi lindi  në vitin 1875 në një familje atdhetare në fshatin Bolenë. Biri një familje me tradita patriotike dhe atdhetare.

Ishin vitet 1890 – 1893 kur ai mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin Sozimea në Janinë, në të njëjtën shkollë që kishte mësuar në rininë e tij Naim Frashri, Ismail Qemali dhe shumë të tjerë. Toto Hosi pasi mbaroi shkollën shkoi në Stamboll ku ndoqi shkollën ushtarake, nga ku doli me gradën oficer artilerie.

Mirëpo, miqësia e tij e ngushtë ishte me djalin e Ismail Qemalit, Et’hem Beun. Ishte kjo miqësi, që bëri që ata bashkë të përfshiheshin në lëvizjen patriotike të viteve që do pasonin. Ata u kthyen në atdhe rreth viteve 1900-të. Ishte koha kur ata filluan të përhapnin në zonën e Kurveleshit,  librat shqip. Në vitin 1908 Toto Hosi u bë anëtar i klubit të Vlorës, “Labëria”, bashkë me të ishin edhe bashkëkrahinorët e tjerë, Zaçe Xhelo nga Smokthina dhe Lazo Malo nga Tërbaçi.

Ismail Qemali të rrapet e Mesaplikut mbajti një fjalim, Toto Hosi u vu në dispozicion menjëherë të qeverisë dhe punoi në gardën e saj. Totua ishte një ndër ushtarakët që organizuan e drejtuan forcat e Vlorës, ndaj rebelëve të Esat Pashës dhe Haxhi Qamilit, të cilët donin të ulnin flamurin shqiptar të Vlorës.

Në fund të janarit të vitit 1913- 1914 , Totua mori pjesë në luftën kundër bandave greke, dolën në bregdet dhe malin e Pilurit. Në vitin 1918, bashkë me dy shokë bolenas të tjerë, Isuf Bushin dhe Arif Rushanin, u bënë pjesë e shoqërisë “Opinga”, e cila u krijua me në krye Zaçe Xhelon në shtëpinë e tij.

Në të gjitha aktivitetet organizuese të viteve 1918-1920, Toto Hosi ka qenë pjesëmarrës kryesor. Totua priti Sulejman Delvinën në zonën e Sevasterit, kur ai erdhi në Labërinë e Vlorës. Pra, Totua ishte shoqërues i Kryeministrit Sulejman Delvina, i cili doli prej kongresit të Lushnjës.

Thuhet se Sulejman Delvina i kishte dhuruar një kobure trimit vlonjat nga Bolena, për  kontributin e tij në luftëra të ndryshme. Fizikun dhe bëmat e Toto Hosit na i risolli  para syve, nipi i tij, Xhimo Hosaj, i cili na shoqëroi në Çifligun e vjetër të Totos, nga ku muret  dhe oborri i shtëpisë edhe pse ishte mbuluar nga dëbora, të jepnin pamjen e një oazi plot me kujtime historike. Familja e Toto Hosit ishte pjese e luftërave të rëndësishme, ku nder të tjera dallohet ajo e nipërve të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Velo Murat Hosi luftoi me mercenarët e Halil Alisë dhe Selim Kaloshit në Gjormë. Në vitin 1942 Velo Hosi luftoi me heroizëm duke djegur autoblindat, nga ku mbeti dhe vetë i vrarë.

Ishte viti 1920, fillim qershori, më shumë se150 burra e djem të Bolenës, formuan çetën e tyre dhe  komandant të tyre zgjodhën Toto Hosin. Ai do drejtonte çetën nga luftimi në luftim, nga beteja në betejë me fitore të mëdha sepse kishte përvojën e një oficeri.

Por familja e Toto Hosit ishte pjesëmarrëse në shumë luftëra, një nga ata ishte gruaja e tij Rubija, një grua e fortë si shkëmbi, sy patrembur dhe patriote e madhe, mbesa e Selam Musait. Rubija vinte nga një familje patriotike, atdhetare dhe  ishte krahë bashkëshortit të saj duke  luftuar në frontin e parë.

Në sulmin për marrjen e Kalasë së Kaninës, një nga drejtimet e luftimeve iu besua Toto Hosit. Pëllëmbë e gjak u bë vëndi përrreth kalasë. Toton e merr një predhë në bark, e pikërisht këtu nis historia luftarake e Toto Hosit, kësaj figure brilante.

Totua vuri dorën në bark dhe vazhdoi të luftonte për më shumë se 5 orë, ashtu me zorrët jashtë dhe  dëgjohej thirrja e tij “PËRPARA TI ZËMË NË DORË QENTË” .Plaga ju ftoh dhe gjaku i rrodhi , vdekja e pamëshirshme kishte mbërritur te sytë e Totos, sytë u mbyllën dhe thirrja e tij u bë plumb, e plumbi doli nga gryka e pushkës.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb