FUSHË KRUJË

Policia në Fushë Krujë lajmëron se ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi dyshohet se në bashkëpunim, kanë plagosur një 44-vjeçar, për motive të dobëta.

Sipas policisë, u ndaluan shtetasi K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin K. L., 43 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij, shtetasit F. L., 34 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.12.2020, në Fushë Krujë, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit F. V., 44 vjeç dhe B. P., 34 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu shtetasi K. L. u konstatua duke mbajtur subjektin e tij të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb