Të paktën 5 palestinezë dhe një ushtar izraelit kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni kundër militantëve islamik në Bregun Perëndimor.

Autoritet izraelite raportuan se ushtria e shtriu operacionin e saj për disa orë ku arriti të arrestoj një udhëheqës lokal të militantëve islamik dhe vëllain e tij, ndërsa një prej militantëve arriti të arratisej.

Sipas të dhënave të para dyshohet se 5 palestinezët e plagosur të kenë marrë plagë nga plumbat manovër, ndërsa ushtari izraelit ka marrë plagë të rënda në trup.

Izraeli ka kryer disa operacione me radhë në Bregun Perëndimor me pretendimin e pranisë të militantëve islamik aty dhe rrezikut të sulmeve prej tyre.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: