Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku u plagos me armë zjarri një 30-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 7. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se  identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Tre autorët e ngjarjes janë shtetasit me inicialet L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, shtetasi me inicialet E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë si dhe shtetasi E. N., 20 vjeç, banues në Korçë, të cilët akuzohen për plagosjen me armë zjarri të riut me inicialet I. Q. Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: