Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Klajdi Kodrën dhe vëllain e tij, Aldo Kodra. Dyshohet se shtetasi Aldo Kodra, në bashkëpunim me vëllanë e tij, gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb