Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur në dorë gjatë natës në një fshat të Kurbinit, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjorm.

Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Dorjana Bezat. Kjo e fundit raporton se persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë zjarri personin e plagosur, ndërsa ai ndodhet aktualisht në spital.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve si dhe kapjen e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: