Gjashtë persona janë arrestuar në Santo Domingo për plagosjen e David Ortiz, një ish yll i basebollit të skuadrës së Red Sox, që u godit me një plumb në shpinë përpara një diskoteke domenikane. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet vendase, duke saktësuar që mes të arrestuarve është edhe personi që ka qëlluar. Shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta.

Shefi i policisë Ney Aldrin Bautista Almonte ka folur për një tentativë vrasjeje, duke shtuar që ai që ka qëlluar është paguar me 7800 dollarë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ortiz është një nga figurat më të dashura të basebollit të të gjitha kohërave në Republikën Domenikane dhe në Boston, ku njihet si ‘Big Papi’.

Me të Red Sox ka fituar tre Botërore dhe ka qenë për 10 herë një All-Star duke realizuar 451 home run.

Në nder të tij, pas tërheqjes nga sporti, skuadra e hoqi bluzën me numrin 34, një numër që mbahej prej tij dhe Boston i ka vënë emrin e tij një ure.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb