40-vjeçari me inicialet Danjel Bushi., është plagosur më armë zjarri nga shtetasi Gabriel PeqiniP., 28-vjeç. Mësohet se në orët e para të mëngjesit 40-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Sakaq ngjarja bëhet e ditur se ka ndodhur gjatë mesnatës, (rreh orës 01:00).

Njoftimi: Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb