MIRDITË

Një person ka mbetur i plagosur në Mirditë mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj. I plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: