TIRANE– Aktivisti i një shoqate është plagosur me armë zjarri, tip kallashnikov, pasditen e sotme pranë Qendrës se Pritjes së Komunitetit Rom në Tufinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, afër qendrës së pritjes, ku pas një konflikti të çastit mes dy personave, një prej tyre ka qëlluar me armë e për pasojë është plagosur 30-vjeçari me inicialet V.P.

Ky i fundit, është dërguar me urgjencë në QSUT, pasi është plagosur në pjesën e pasme të qafës. Ndërkohë, dy autorët e dyshuar, shtetasit me inicialet E.M dhe F.A (daja i tij) janë larguar së bashku pas ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISE
Identifikohen dy autor te dyshuar lidhur me ngjarjen. Shoqata ecovolis ka patur nje aktivitet me rastin e reshjeve te shiut, gjate aktivitetit dy persona janë konfrontuar me njëri-tjetrin dhe dyshohet se shtetasi E. M. ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin V. P. rreth 30 vjeç, ku ky i fundit ka qene pjesë e aktivistëve.

Dyshohet se bashkëautor në krimin të ketë qënë dhe shtetasi F. A., lidhje familjare e autorit (daja). Te dy këta autor te dyshuar janë larguar së bashku pas ngjarjes. Po punohet për kapjen e autoreve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb