Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Kasnicë të Patosit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.S.

Mësohet se i plagosur është futur me urgjencë në sallën kirurgjikale, ku po i nënshtrohet një operacioni.

Mësohet se ka qenë një grindje e momentit që ka çuar në plagosje e 46-vjeçarit. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 12:20, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb