SHKODËR

Plagoset me thikë një 16-vjeçar në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda”, teksa 16-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në bark dhe është futur në mënyrë urgjente në sallën e operacionit.

Nuk dihet ende nëse adoleshenti ka dalë nga rreziku për jetën dhe pritet për t’u parë se si do të jetë gjendja e tij pas operacionit.

Autorët e dyshuar janë bashkëmoshatarë dhe janë arrestuar nga policia vendore e Shkodrës.

Shkak i kësaj ngjarje mendohet se ka qenë një konflikt i çastit mes të rinjve pas një debati mes tyre. Policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të plagosjes.

Informacion Paraprak
Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘’Ahmet Haxhija’’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë, dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit. Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: