Një sherr është regjistruar rreth orës 12:30 në lagjen nr. 3 në Kavajë.

“BalkanWeb” mëson se pas një sherri banal, Rudin Dimri ka plagosur me thikë Olsi Çelhykën. Raportohet se policia ka ndërhyrë duke shoqëruar në komisariat Dimrin, ndërsa i plagosuri Çelhyka është dërguar në spital, pasi ka pësuar disa lëndime.

Policia ndërkohë po heton dhe sqaron shkaqet dhe arsyet që dërguan dy të rinjtë në këtë sherr.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb