Tentativë vrasje në Torino, ku një shqiptar u qëllua me armë zjarri ndërsa ishte brenda një makine në zonën e rrugës “Saorgio” në cep të “Corso Venezia”. Burri i plagosur, i cili thuhet se është në gjendje të rëndë, u dërgua në spitalin Molinette nga Kryqi i Gjelbër i Villastellone. Hetimet janë në vazhdim nga policia.

Të shtënat ndodhën rreth orës 11:30 të mëngjesit të sotëm. Autori u largua menjëherë në këmbë drejt Corso Grosseto: ai kishte qëlluar tre herë, dy prej të cilave arritën tek viktima. Së pari disa dëshmitarë do t’i kishin parë të dy të grindeshin. I plagosuri është një shtetas shqiptar 48 vjeç me banim në Chieri. Sipas mediave italiane, ai ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Në ngjarje ishte i pranishëm dhe vëllai i të plagosurit, i cili kishte ardhur me të me një makinë tip “Fiat Panda”. Për hetuesit, ai është dëshmitari kryesor i asaj që ndodhi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb