ITALI- Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në Itali pas një sherri në një lokal në zonën e njohur si Alba Adriatika.

Sherri ka eksaluar deri në përdorimin e armës dhe për pasojë një 38-vjeçar italian ka mbetur i plagosur. Sipas mediave italiane, fillimisht ka qenë një shtetas italian, i cili ka qëlluar me thikë 22-vjeçarin shqiptar,  ndërsa më pas janë bërë pjesë e sherrit edhe persona të tjerë, raporton “BalkanWeb”.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe po mbahen nën kontrollin e bluzave të bardha. Ende nuk dihen shkaqet, të cilat çuan në plagosjen e dy personave, por as identiteti i tyre, përcjell “rete8.it”.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal , i cili shërbente muzikë live në këtë zonë. Policia  ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb