Policia e Delvinës ka arrestuar autorin e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar. Në pranga ka rënë 22-vjeçari E. M. si dhe është sekuestruar arma e gjahut.

Njoftimi i policisë:

Delvinë

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ditës së djeshme.

Më datë 26.06.2020, në malin e Cerasë, Delvinë si pasojë e një konlikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë gjahu 21 vjeçari L.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes shërbimet policore u vunë në ndjekie të autorit ku falë veprimeve të shpejta hetimore u bë e mundur kapja në qytetin e Delvinës dhe arrestimi i shtetasit E. M., 22 vjeç, banues në Delvinë, si dhe sekuestrimi i armës së gjahut.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb