DURRES- Vetëdorëzohet bashkë me të dashurën e tij, në policinë e Durrësit Hajri Neziri, autori i plagosjes së prindërve. Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Durrës, ku 25-vjeçari ka qëlluar disa herë me thikë prindërit e tij, Destan Neziri, 75 vjec dhe Hasije Neziri, 64 vjec duke i shkaktuar plagë të shumta. Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se pjesë e konfiktit të ketë qenë edhe dashura e të riut.

plagosje-ne-durres-

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dëshmitë e fqinjëve të familjes Neziri. Ata tregojnë se pasi kanë dëgjuar ulërima, kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmë të moshuarve dhe më pas i kanë transportuar me urgjencë për në spital.

djali-plagos-prinderit-ne--durres

Mes të tjerash fqinjët pohojnë se Destan dhe Hasije Neziri njiheshin si njerëz të qetë dhe intelektualë, ndërsa thanë se nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt në këtë familje. Ndërkohë, burime nga spitali bënë me dije për Haxhiajn se dy të moshuarit ndodhen në kirurgji, ku gruaja ka rreth 10 plagë në trup nga goditjet me thikë, ndërsa burri ka marrë një plagë të madhe në fyt.

djali-plagos-prinderit-ne--durres-1

Ndonëse ende ngjarja mbetet e paqartë, ka dyshime se prindërit nuk ishin dakord për lidhjen e dy të rinjve. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: