Policia e Durrësit ka arrestuar pas dy orësh ndjekjeje autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka rënë në pranga 39-vjeçin Altin Llulla, i cili plagosi babë e bir, pas një konflikti të çastit.

Njoftimi i policisë:

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Durrësit, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

C2aa6943 C193 488e A34f 06cdf3c25fee
C2aa6943 C193 488e A34f 06cdf3c25fee

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb