SHKODER- Një ditë pas atentatit me armë zjarri ndaj boksierit të Vllaznisë, Nelson Hysa, policia ka identifikuar autorin. Ai është 21-vjeçari me inicialet V.K, i cili tashmë është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:50 në vendin e njohur si “Ura Dervishbeg” në qytetin e Shkodrës, teksa boksieri i njohur shkodran po dilte nga një berber.

Nga sa u raportua një ditë më parë, i riu lëvizte me motor, dhe kur i është afruar 32-vjeçarin e ka qëlluar me armë zjarri në pjesën fundore të shpinës duke u larguar nga vendi i ngjarjes pa lënë shuma gjurmë.

Menjëherë Nelson Hysa është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë. Pak kohë pas ngjarjes burime pranë spitalit të Shkodrës bënë me dije se boksieri shkodran, i cili u plagos me dy plumba, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të shtetasit N.H, ndodhur më 06.05.2017.

Brenda një kohe të shkurtër policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së djeshme, ku rreth orës 14:30 në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, Shkodër është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi N. H., 33 vjeç.

Si rezultat i veprimeve të shpejta proceduriale të kryera nga Specialitët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në D.V.P.Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim autorit të dyshuar V.K, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Vijon puna për kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuara nga nenet 78,22,25 e 278 të Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb