Është dënuar me 6 vite e 2 muaj burg një shtetas zviceran, i cili plagosi me armë një 21-vjeçar kosovar. Ngjarja ndodhi në vitin 2017, ku i riu ishte bashkë me një grup të rinjsh, kur ish-ushtaraku hapi zjarr ndaj tyre.

Përveç akuzës për ‘vrasje me dashje të mbetur në tentativë’, gjykata e ka shpallur fajtor 38-vjeçarin edhe për kanosje të shumëfishtë me jetë.

E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit 21-vjeçarin dhe e ka plagosur rëndë. I akuzuari dëshmoi në gjykatë se ai nuk kishte dashur të lëndonte apo të vriste askënd, por thjesht donte të trembte të rinjtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: