BERAT- Policia e Beratit është shpallur në kërkim të një 25-vjeçari, pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri një të ri. ngjarja në fjalë ndodhi dje në Urë Vajgurore.

Burime zyrtare raportojnë se shtetasi me inicialet I. M., 25 vjeç akuozohet se ka qëlluar shtetasit me inicialet M.B, 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në datën 28.01.2018, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit I. M., 25 vjeç lindur dhe banues në Ure Vajgurore, dhe punohet per kapjen e tij pasi dyshohet se ka plagosur lehtë në këmbë me armë zjari të shtetasit M.B, 22 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tapi Kuçovë, ngjarje kjo e ndodhur më datë 27.01.2018.

Materialet hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit I. M, për veprën penale të “Plagosja e lehtë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake “, të parashikuar nga neni 89, 278, të Kodit Penal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb