SHKODËR

Arrestohet nga policia e Shkodrës autori i plagosjes së një 47-vjeçari, ngjarje e ndodhur në muajin shtator në Theth. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se është kapur shtetasi Klisman Çuni, banues në Theth, i cili ishte në kërkim që prej plagosjes së 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj, ngjarje e ndodhur në Theth më 26 shtator të këtij viti.

Ndaj Çunit, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje e armëmbajtje pa leje”.
Ndrezaj punonte si murator dhe dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb