DURRES– Një person është arrestuar për veprën penale të plagosjes me dashje. Ngjarja është shënuar në Durrës ku sipas policisë, shtetasi Hamid Bala 27 vjec, banues në Maminas ka plagosur me armë gjahu shtetasin B.B. Mësohet se B.B ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka prangosur paraditen e sotme Balën nën akuzën për plagosje me dashje.

Gjatë kontrollit në banesë, Balës iu gjetën një armë gjahu dhe 53 fishekë.
Policia vijon hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: